Djali i Hashim Thaçit, dedikim prekës për të atin në datën e lindjes: Kthim sa më të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djali i Hashim Thaçit, dedikim prekës për të atin në datën e lindjes: Kthim sa më të shpejtë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbush sot 54 vjeç.

 

Në këtë ditë të shënuar për familjen Thaçi, i biri i tij, Endriti, ka postuar një foto krah gjyshërve, ndërsa i ka kushtuar të atit edhe një urim emocionues.

 

Advertisement

Ai i ka uruar babait shëndet dhe kthim sa më të shpejtë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahet.

 

“Babi, Çdo ditë e jetë tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u sakrifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty”, ka shkruar ai.

 

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy