Djegia e plehrave në Fier/ Basha: Po helmohen familjet, ngrini zërin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djegia e plehrave në Fier/ Basha: Po helmohen familjet, ngrini zërin!

Pas situatës shqetësuese që është krijuar në Fier nga djegia e mbeturinave, reagoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha dha alarmin se nga kjo ngjarje po helmohen familjet për shkak të tymit dhe erës së rëndë.

 

Advertisement

Ai bëri thirrje të reagohet e të ngrihet zëri, ndërsa nga drejtësia kërkoi të marrë në konsideratë denoncimin e PD-së për inceneratorët.

 

“Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet,vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipërinë: pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Prandaj shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton. Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për fëmijët dhe shëndetin e familjeve tuaja. Për taksat tuaja të vjedhura dhe të drejtat tuaja të dhunuara!”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy