“Do dalë më i fortë politikisht”/ Avokati zbulon “të ardhmen” e Metës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do dalë më i fortë politikisht”/ Avokati zbulon “të ardhmen” e Metës

Avokati Jordan Daci thotë se presidenti Ilir Meta do të jetë më i fortë politikisht pasi të zhveshë kostumin e presidentit.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Daci tha se Meta do të ripozicionohet mbase më një forcë të re politike dhe jo me LSI.

 

Advertisement

“Politikisht Meta është më i fortë tani sesa kur hyri në presidencë. Si forcë politike duhe t të ripozicionohet. Tashmë LSI ka një kuptim minimal, besoj se ai do të vazhdojë një projekt tjeter, mendoj një forcë e re politike. Meta do të ripozicionohet, LSI nuk do të ekzistojë më në vijim, por kam përshtypjen që do të këtë një transformim, por jo kjo që ne njohim sot”, tha Daci.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy