“Do e kapim djallin prej brirësh”, Berisha: Koha është e guximtarëve, nisim protestat deri në largimin e Edi Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do e kapim djallin prej brirësh”, Berisha: Koha është e guximtarëve, nisim protestat deri në largimin e Edi Ramës

Sali Berisha paralajmëron protesta. Kreu i Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së tha se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama nga zyra.

Berisha: Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve. U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot. Kështu që ai mund dhe ajo djersë, ai guxim dhe ajo sakrificë, ka qenë, në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD.

Me protestat e radhës, Berisha duke iu referuar kryeministrit të vendit, thotë se do të kapin “djallin prej brirësh”.

Berisha: Kësaj here kemi djallin për brirësh. Kësaj here do kapim Edi Ramën. Do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy