Do të bëhet identifikimi i bazës, mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do të bëhet identifikimi i bazës, mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Pasditen e sotme, në orën 17:30 do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste.

Takimi do të zhvillohet online. Ndërsa krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Kjo mbledhje zhvillohet para Asamblesë së rëndësishme që pritet të mblidhet më 16 mars dhe do të bëhet identifikimi i bazës.

Advertisement

Takimi i sotëm do të zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2025.

Edhe më 11 shkurt, për 5 orë  u zhvillua me dyer të mbyllura Asambleja Kombëtare e PS.

Asambleja bëri një skanim objektiv të situatës në terren ndërsa i hapi rrugë procesit zgjedhor në parti që nisi nga 15 shkurti, e në 16 mars ky forum do të rimblidhet në Durrës për të analizuar rezultatet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy