Do të hapen 520 kuti votimi/ KQZ bën gati proçedurën për të identifikuar problemet në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do të hapen 520 kuti votimi/ KQZ bën gati proçedurën për të identifikuar problemet në zgjedhje

Si në asnjë proces të kaluar elektoral, për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ri-numërojë votat e 520 kutive të votimit.

Nga rinumërimi i 10 për qind të qendrave në rang vendi përjashtohen ato të cilat i janë nënshtruar këtij procesi, e konkretisht një pjese të qarkut të Beratit dhe Durrësit me kërkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në projekt-udhëzimin e përgatitur nga KQZ, përzgjedhja e qendrave të votimit do të jetë rastësore dhe sipas një formule që ajo të përfshijë qendra nga të 12 qarqet e vendit.

Përzgjedhja rastësore nuk është mënyra e vetme e parashikuar në kodin elektoral.

Advertisement

Ai u jep mundësi partive politike të kërkojnë hapjen e kutive për qendra të caktuara votimi, ku ata dyshojnë se vullneti politik është ndryshuar.

Por në këtë rast, shpenzimet për verifikimin e fletë të votimit dhe materialit zgjedhor i ka partia politike që e kërkon. Mbetet për tu parë nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të kenë pretendime për qendra të caktuara votimi, për aq kohë sa janë dy nga partitë kryesore që pretendojnë se vota e 25 Prillit është vjedhur.

Bashkë me votën e rinumëruar, në skaner do të kalojnë procesverbalet dhe tabelat e rezultateve për të verifikuar parregullsitë ose jo.

 

Advertisement

Ky proces do t’i japë edhe një përgjigje të certifikuara nga KQZ, se çfarë e shkaktoi numrin e lartë të fletëve të pavlefshme, mbi 80 mijë. Nëse shkak u bë identifikimi i kandidatëve për deputetë me numra, siç kërkoi mazhoranca qeverisëse dhe jo me emra siç kërkoi PD dhe LSI, por që u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor.

 

Verifikimi i funksionimit të pajisjeve të teknologjisë, atyre të identifikimit dhe votimit elektronik do të behët për të gjitha qendrat e votimit të njësisë 10, aty ku zgjedhësit votuan në mënyrë elektronike për herë të parë.

 

Advertisement

Në projekt-udhëzimin që zotëron Vizion Plus, është e qartësuar, se e dhëna  që do të prodhojë rinumërimi i 520 kutive nuk do të reflektohet në rezultatin e votës së 25 Prillit. Ajo do të shërbejë vetëm për të identifikuar gabimet ose jo të administratës zgjedhore dhe saktësinë e zbatimit të teknologjisë.

 

Pasi projekt-udhëzimi të konsultohet edhe nga palët e interesuara dhe të bëhet vendimarrja nga Komisioni Rregullator, gjatë Tetorit pritet që KQZ të bëjw ri-numërimin e 520 kutive të votimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy