“Do të ta mbyll lokalin”, i mori biznesmenit 10 mijë euro përmes shantazhit, arrestohet shefi i Antidrogës në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të ta mbyll lokalin”, i mori biznesmenit 10 mijë euro përmes shantazhit, arrestohet shefi i Antidrogës në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me SPAK ka arrestuar punonjësin e policisë Gazmir Preçi, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Preçi dyshohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas hetimeve u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Advertisement

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy