“Do të vras politikanët e Lezhës”/ Kush është 36 vjeçari i arrestuar nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të vras politikanët e Lezhës”/ Kush është 36 vjeçari i arrestuar nga policia

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Shqiponjat, ka arrestuar në flagrancë një 36 vjeçar të veshur me jelek antiplumb dhe një arsenal armësh me vete.

 

Antonio Leka ka rënë në pranga pas denoncimit të bërë nga vëllai i tij, Nik Leka, i cili ka paralajmëruar ngjarje të mundshme kriminale.

 

Advertisement

Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre”, ka pohuar 36 vjeçari i arrestuar para policisë.

 

Brenda makinës së tij, policia sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.

 

Advertisement

Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e veprimeve të Antonio Lekës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy