Dosja “339”/ Dënohen 21 komisionerët e Shijakut, disa prej tyre pranojnë fajin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dosja “339”/ Dënohen 21 komisionerët e Shijakut, disa prej tyre pranojnë fajin

Gjykata e Durrësit mbylli gjykimin për dosjen “339”, duke dënuar me burg 21 komisionerët e Shijakut, të akuzuar për krime zgjedhore. Disa prej të akuzuarve kanë pranuar fajin dhe kanë përfituar ulje dënimi.

 

Jo vetëm burg për ta, por trupa gjykuese vendosi t’i ndëshkojë edhe duke iu hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për pesë vite. SPAK ngriti akuzën për ta se kanë lejuar që në qendrën e votimit në Shetel të votojë një person, në emër të disa të tjerëve.

 

Advertisement

Komisionerët e dënuar:

Shpëtim Marku, dënohet 2,6 vjet, ulet në 1.8 vjet;

Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite;

Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8 vite;

Advertisement

Orkida Lala, 1.6 vite, mbetet 1 vit nga gjykimi i shkurtuar;

Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite;

Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht;

Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit;

Advertisement

Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet.

 

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie dhe iu mbeten 2 vjet denim nga gjykimi i shkurtuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy