Dosja “5D”, protestë para bashkisë së Tiranës, të pranishëm edhe deputetë të opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dosja “5D”, protestë para bashkisë së Tiranës, të pranishëm edhe deputetë të opozitës

Një protestë po mbahet para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen “5D”, nga e cila u arrestuan ish-drejtorë të kësaj bashkie. Të pranishëm në protestë janë edhe deputetë të opozitës.

Ndër ta ishte edhe ish-kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u cili tha se protesta do të kulmojë me laargimin e Veliajt.

“Po presim dhe drejtuesit e mbrojtës së Teatrit. Protesta do të nisë. Qëllimi është që të ketë reagim ndaj një banditi, që çdo ditë vjedh taksat tona, për t’u pasuruar me taksat e qytetarëve dhe me banditët e tij si kompania 5D. Madje askush nuk ka marrë masa. Protestat do të kulmojnë me largimin e Veliajt nga zyra. Arrestohet apo jo, Veliaj, ne do ta nxjerrim nga zyra”, tha ai.



Advertisement

Ndërkohë, deputeti demokrat Flamur Noka tha se protesta është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Sot jemi në rolin e protestuesit. Kjo është një protestë e thirrur nga Aleanca për Teatrin. Këtu është simboli i babëzisë, kreu i Inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D”. Jemi në këtë protestë si qytetar.

Dje publikuam foto të resorteve me leje të dhëna nga Rama dhe Veliaj. Mister Inceneratori, jep dorëheqjen!”, tha ai

Në sajë të kësaj dosjeje, u arrestuan  zyrtarë të bashkisë, të cilët kishin përfituar tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”. /vizionplus.tv

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy