
SPAK mbylli hetimet për gjashtë persona që dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Fjala është për operacionin e quajtur “Ura”, në bashkëpunim me autoritetet italiane, ku i pandehur ka përfunduar edhe avokati Armand Tragaj.
Prokuroria e Posaçme thotë se janë provuar katër episode korruptive të avokatit, i cili ka komunikuar për të ndërhyrë te zyrtarët për t’u ardhur në ndihmë grupeve kriminale.
Nga operacioni i madh “Ura” u godit një grup i mirëorganizuar kriminal, me 52 anëtarë, për të cilët SPAK lëshoi masa sigurimi.
Grupi kryente trafik droge drejt Italisë, ndërsa paratë vinin në Shqipëri me linjat e autobusëve.
Megjithatë, për gjashtë personat që SPAK i dërgoi këtë të mërkurë në gjykim, dosja është ndarë në një fraksion më vete.
/vizionplus.tv