Dosja “Banaking” shkon në SPAK/ Një grup i strukturuar kriminal dyshohet për trafikun e 119 kg kokainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dosja “Banaking” shkon në SPAK/ Një grup i strukturuar kriminal dyshohet për trafikun e 119 kg kokainë

119 kg kokainë që u gjet nga policia në një nga kontenierët në pronësi në firmës ZICO SH.A e njohur në treg me ermin Bana King, dyshohet se i përket një grupi të strukturuar kriminal që prej kohësh merret me trafikun ndërkombëtar të drograve të forta.

 

Aktualisht dosja ndodhet në Prokurorinë e Tiranës. Por hetimet paraprake, raporton Vizion Plus, kanë zbuluar se në këtë trafik janë të përfshirë një grup i strukturuar, ndaj çështja pritet ti kalojë Prokurorisë së Posaçme.

 

Advertisement

SPAK institucion i cili ka hetuar dhe goditur edhe më heret kompani të tjera bananesh, pritet që të veprojë dhe të zbërthejë aktivitetin e dyshuar tw BanaKing, një kompani që sjell banane në Shqipëri, por që në ngarkesat e saj është futur edhe kokainë në sasi të mëdha.

 

Lënda narkotike, shton Vizion Plus,  merret nga Amerika Latine, sillet në Shqipëri dhe më pas bëhet shpërndarja drejt vendeve te tjera të Europës.

 

Advertisement

Më heret gjykata e Tiranës la në burg menaxherin e kësaj kompanie Marson Murataj, si dhe dy shoferët Hasan Saliaj dhe Gëzim Kalaja, të dyshuar për trafik droge në bashkëpunim.

 

Ngjarja ka ndodhur në datën 28 dhjetor 2021 në orën 18.30. Shoferi Hasan Saliaj ka shkuar me një kamion në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane.

 

Advertisement

Ai pretendon se në Romanat 4 persona të maskuar i kanë dalë përpara dhe njëri prej tyre e ka kërcënuar me jetë që mos të fliste ose do ti vriste familjen. Ndërsa 3 persona të tjerë për 30 minuta kanë kontrolluar kamionin dhe janë larguar pa marrë asgjë.

 

Por hetuesit kanë dyshime të forta për faktin se nga kompania Bana King kjo nuk u denoncua menjëherë. Shiferi ka sistemuar arkat me banane, ka mbyllur kamionin dhe ka njoftuar kolegët se i ishin shpuar dy goma. Për ti ardhur në ndihmë, në Romanat ka shkuar shoferi tjetër Gëzim Kalaja. Pasi janë ndërruar gomat, Saliaj e ka çuar kamionin në kompani. Ndërsa njofimi I policisë është bërë vetëkm një ditë më pas.

 

Advertisement

Kur agjentët ndërhynë, zbuluan se në 7 arka ishin fshehur në pjesën e poshtme të tyre, 100 pako me lëndë narkotike kokainë në total prej 119 kg. Kontejneri me banane kishte ardhur nga Ekuadori dhe në Itali autoritetet kishin konstatuar se i mungonte plumbcja. Pasi e kanë ndërruar, kontejneri ka vijuar rrugën për në Shqipëri, duke kaluar pa asnjë problem skanerin në port.

 

Bana King në pronësi të Trifon Murataj, kompani e cila merret me tregtimin e bananeve në treg rezulton sipas hetimeve, dyshohet se është e përfshirë në trafikun e drogës pasi u kap me 119 kg kokainë.

 

Advertisement

Ndërkohë që në Portin e Durrësit, edhe pse droga e parë nuk u kap nga skanerat, dyshohet se në kontenierët që pritet të vijnë për llogari të Bana King të ketë sasi të tjera të drogës, skenar e përsëritur edhe nga kompani të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy