Dozë e tretë vaksinimi në Maqedoninë e Veriut? Ministri i Shëndetësisë: Skenar i mundshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dozë e tretë vaksinimi në Maqedoninë e Veriut? Ministri i Shëndetësisë: Skenar i mundshëm

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe deklaron se një prej skenarëve të mundshëm është që të ketë rekomandim për një dozë të tretë të vaksinimit ndaj COVID-19.

“Ndjekim rekomandimet në lidhje me vaksinimin, Një nga skenarët e mundshme është të ketë rekomandim për dozën e tretë të vaksinës, skenari tjetër i mundshëm është që kjo të kalojë në vaksinimin sezonal. Shihet se nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të koronës, me gjasë varianti Delta nuk do të jetë varianti i fundit i këtij virusi”, pohoi Filipçe.

Sa i përket rritjes së rasteve, Filipçe thotë se trendi mund të vijojë, por deri më tani nuk ka presion mbi spitalet.

“Me rëndësi është që nuk ka presion ndaj spitaleve, as në ambulanca. Rreth 15 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive. Po e ndjekim me kujdes situatën edhe pse për momentin situata është e qetë, ka mundësi që ky trend i rritjes së rasteve të vazhdojë”, tha mes tjerash Filipçe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy