Drama e të miturës së përdhunuar/ I dashuri e filmoi në çaste intime dhe i shpërndau videon te shokët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drama e të miturës së përdhunuar/ I dashuri e filmoi në çaste intime dhe i shpërndau videon te shokët

Detaje të tjera të rënda kanë dalë në pah nga rasti i abuzimit seksual që u zbulua këtë të martë në Mirditë.

 

“Vizion Plus” mëson se 15-vjeçarja e përdhunuar ishte lidhur me një nga djemtë, që më pas u bë një nga abuzuesit sistematik të saj.

 

Advertisement

Ai ka filmuar të miturën teksa kryente marrëdhënie seksuale me të dhe më pas videon e ka shpërndarë te katër shokët e tij.

 

Falë këtij materiali, ata i bënin shantazh 15-vjeçares dhe e përdhunonin vazhdimisht, nga janari deri në prill.

 

Advertisement

Denoncimin ajo e bëri të hënën dhe autorët, të moshave nga 17 deri në 44 vjeç, u vunë në pranga.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy