Dramatike/ Agjenti i krimeve vrau Jurgen Dukën pas sherrit në market

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dramatike/ Agjenti i krimeve vrau Jurgen Dukën pas sherrit në market

Autori i dyshuar i vrasjes se Jurgen Dukës mesnatën mes të hënës dhe të martës në Tiranë është një polic.

 

Ai është identifikuar si shtetasi  Arber Sula, 27 vjeç, banues ne Sauk, punonjes policie me detyre  agjent krimesh në Dibër.

 

Advertisement

Vizion Plus mëson se në momentin e ngjarjes agjenti i krimeve ishte pushim, jashtë shërbimit.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në një market në rrugën “Irfan Tomini” në mesnatë.

 

Advertisement

Jurgen Duka dhe një shok i tij u zunë verbalisht me oficerin e krimeve Arber Sula edhe ky i shoqëruar nga një tjetër djal i ri. Sherri dyshohet të ketë ndodhur për radhën se kush do të paguante i pari në market.

 

Më pas konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike me grushta, teksa agjenti i krimeve ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me plumb në zemër Jurgen Dukën.

 

Advertisement

Ky i fundit humbi jetën pak më vonë.

 

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së marketit.

 

Advertisement

Autori i krimit ende nuk është arrestuar. Ndërsa viktima Jurgen Duka ishte person me precedente penal.

 

Një vit më parë efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi me armë në mesnatë Klodian Rashën në rrugicat e zonës së Laprakes dhe  u dënua me 15 vite burg për vrasje me dashje.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

Viktima Jurgen Duka rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Në vitin 2020 dyshohet se ai ishte një nga të arrestuarit së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’. Nuk dihet sesi Duka është liruar nga akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës.

Duka ka qenë i dënuar në vitin 2016 me 8 muaj burg për falsifikim monedhash, ndërsa në vitin 2017 është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale ‘heqje e paligjshme e lirisë’ dhe ‘përndjekje’. Ai është proceduar gjithashtu edhe për mashtrim dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy