Drejt normalizimit situata në Krujë, vetëm 4 pacientë aktualisht në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejt normalizimit situata në Krujë, vetëm 4 pacientë aktualisht në spital

Pas pesë ditësh situata e helmimit masiv në Krujë duket se po shkon drejt normalizimit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i personave që janë paraqitur në urgjencë për ndihmë mjekësore ka qenë i pakët.

 

Advertisement

Aktualisht, sipas autoriteteve, po marrin trajtim katër pacientë.

 

Në total, numri i banorëve që u paraqitën me shenja helmimi ka qenë mbi 500, 150 prej të cilëve fëmijë.

 

Advertisement

Ndërsa pritet të dalin analizat mikrobiologjike nga Instituti i Shëndetit Publik, autoritetet vendore kanë bërë denzinfektimin e depozitës kryesore të ujësjellësit.

 

Kjo për shkak se nga rezultatet paraprake laboratorike rezulton se uji i pijshëm ka pasur ngarkesë bakteriale.

 

Advertisement

Ndërkohë banorët prej disa ditësh po vuajnë mungesën e ujit në banesa.

 

Kjo është hera e tretë që banorët e këtij qyteti paraqiten në spital me shenja helmimi. E gjithë situata, sipas tyre, ka ardhur si rrjedhojë e ujësjellësit të ri, te inauguruar ne muajin mars të këtij viti.

 

Advertisement

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe prokuroria po heton rastin se çfarë e shkaktoi helmimin e qytetarëve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy