Drejtori i Policisë së Tiranës viziton avokatin Sokol Mëngjesi në spitalin e Traumës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i Policisë së Tiranës viziton avokatin Sokol Mëngjesi në spitalin e Traumës

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro shkuan sot në Spitalin e Traumës për të vizituar avokatin, Sokol Mëngjesi.

Avokati ndodhet në intubim, por fatmirësisht edema që ka në një zonë të trurit nuk është zmadhuar, çka përjashton mundësinë për një ndërhyrje kirurgjikale.

Sokol Mëngjesi u dhunua disa ditë më parë me sende të forta në kokë në zonën e ish-bllokut, pak minuta pasi kishte lënë djalin e mitur në kopsht.

Porositësi i sulmit dyshohet të jetë Dritan Nano. Ky i fundit kishte refuzuar të shlyente detyrimet ndaj avokatit, edhe pse ky i fundit e kishte fituar procesin gjyqësor për një pronë të trashëguar.

Advertisement

Dritan Nano ka mohuar akuzat ,por dëshmia e të riut Dorjan Alia i cili u vetëdorëzua dhe pranoi krimin, zbuloi se ai së bashku me 3 të tjerë ishin porositur nga Nano për t’i dhënë një mesazh kërcënues avokatit./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy