Drejtori i Rrugëve: Unaza e Madhe “mbyllet” në pranverë, më pas hapet gara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Autoritetit Rrugor, Ergys Verdho është optimist që në pranverë të finalizohet projekti i pjesës së mbetur të Unazës së Madhe të Tiranës, duke i hapur rrugë garës për zbatimin e tij.

Në vitin 2020, ARSH buxhetoi shërbimin e konsulencës për pjesën e mbetur të Unazës, e cila konsistoi me dy studime, një nga sheshi Shqiponja deri tek Bulevradi i Ri dhe tjetra nga Bulevardi deri në Shkozë.

Advertisement

“Kemi marrë dy prjekt-idetë, kemi miratuar gjumën në parim  dhe i kemi hapur rrugë zbatimit të projektit. Brenda muajit shkurt, ARSSH do të ketë të përfunduar të gjithë porcedurat për të patur projektin përfundimtar.”

Pas zyrtarizimit të projektit, ARSSH pritet të hapë më pas garën për të përzgjedhur  kompaninë që do të merret me ndërtimin e saj.

Advertisement

“Jemi shpresëplotë që në pranverë të nisin konkretisht nga puna për këtë vepër shumë të rëndësishëm publike.”

Objektivi i qeverisë është që në vitin 2023 e gjithë unaza e Tiranës të jetë e aksesueshme për qarkullimin e automjeteve, por se sa do të realizohet, kjo mbetet për t’u parë.

Advertisement

Një pikë e nxehtë e këtij projekti do të jetë shpronësimi, pasi janë qindra objekte që do të preken përgjatë këtij segmenti rrugorë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy