Drogë në doza gati për shitje, peshore elektrike dhe granatë në banesë/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drogë në doza gati për shitje, peshore elektrike dhe granatë në banesë/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në Tiranë, në kuadër të operacionit “Compensation”, ku numri total ka shkuar në 10.

 

Në një njoftim, blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit, atyre u është gjetur në banesë lëndë narkotike e ndarë në doza gati për shitje, peshore elektrike dhe granatë.

 

Njoftimi i policisë:

 

Advertisement

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Compensation”, shkon në 10 numri i të arrestuarve. 

 

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre bashkëpunëtorë në shitjen e lëndëve narkotike dhe një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij u gjet një granatë.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë kryer veprime hetimore në kuadër të operacionit “Compensation”, nisur në vitin 2021. 

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

 

Advertisement

– M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht.  

 

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. H. iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. H. bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike. 

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, në kuadër të këtij operacioni, Policia ka ushtruar kontroll në banesës e shtetasit D. A., ku ka gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy