Drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, dy persona mbanin në krahë thasët me marijuanë, arratisen kur shikojnë policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas informacioneve operative, policia kufitare mëngjesin e djeshëm, pranë pikës së kontrollit Barlaj, ka pikasur dy persona që lëviznin nga drejtimi i Shqipërisë drejt Malit të Zi, të cilët mbanin në shpinë thasë me mbi 40 kilogramë marijuanë.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, ata kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror dhe kanë vazhduar lëvizjen në territorin e Malit të Zi.

Kur janë pikasur nga policia dhe janë urdhëruar të ndalojnë, ata e kanë shpërfillur urdhrin dhe janë larguar në drejtim të Shqipërisë duke i hedhur thasët.

Policia e Podgoricës ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 40 pako me marijuanë, me peshë totale rreth 42 kilogramë.

Advertisement

“Për ngjarjen policia malazeze ka njoftuar kolegët nga Shqipëria, të cilët janë duke ndërmarrë aktivitete për lokalizimin e këtyre personave dhe arrestimin e tyre”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy