Dronët “Bayraktar” vijnë në Shqipëri, nis montimi në bazën e NATO-s në Kuçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dronët “Bayraktar” vijnë në Shqipëri, nis montimi në bazën e NATO-s në Kuçovë

3 dronë “Bayraktar” janë tashme pjese e arsenalit te forcave tona te armatosura. Dronët e blerë në Turqi, mbërritën në Shqipëri pas firmosjes së marrëveshjes në dhjetorit të  vitit 2022.

Ministri Niko Peleshi thotë se dronët po montohen prej dy ditësh dhe janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovë, e cila do të inaugurohet të hënën.

Falë këtyre dronëve, sipas ministrit, rritet aftësia mbrojtëse e Shqipërisë.

Dronët do të shërbejnë për monitorimin e territorit  si dhe do të mbledhin dhe do përcjellin të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet rendin publik e te tjera.

Advertisement

Vendosja e këtyre dronëve në bazën në Kuçovë, vjen në prag të inagurimit të saj.

Nga 4 marsi Shqipëria do të bëhet vendi i parë dhe deri më tani i vetmi në Ballkanin Perëndimor në të cilin NATO do të ketë bazën e saj ajrore taktike në Kuçovë.

Investimi prej 50 milionë eurosh zotëron të gjithë infrastrukturën e kërkuar nga NATO për të kryer nga stërvitjet e deri te operacionet me rëndësi strategjike të Aleancës së Atlantikut  jo vetëm në rajonin e Ballkanit por edhe përtej tij. Baza e Kuçovës, do t’i shërbejë fuqizimit të forcave ajrore shqiptare, ku trajnimi i pilotëve veçmas për avionët luftarakë tanimë ka nisur. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy