Dua Lipa pritet nga kryebashkiaku Veliaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dua Lipa pritet nga kryebashkiaku Veliaj

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa mbërrin në Tiranë, takohet me kryebashkiakun Veliaj.

 

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

Advertisement

Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”.

 

Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e këngëve më të mira.

 

Advertisement

Edhe pak kohë më parë, babai i këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa, u takua me kryebashkiakun e Tiranës, pas të cilit Veliaj paralajmëroi një projekt të ri muzikor të Duas në kryeqytet vitin e ardhshëm, që përkon edhe me Tiranën Kryeqytetin Europian të Rinisë.

 

Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa do të inspektojnë edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy