Dueli Shqipëri-Poloni/ Kujdes: nuk do të futeni në stadium nëse…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dueli Shqipëri-Poloni/ Kujdes: nuk do të futeni në stadium nëse…

Federata Shqiptare e Futbollit doli me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

Në këtë mënyrë hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00, pra 2 orë e 45 minuta para startit të sfidës.


Sipas FSHF, të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.


–Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj

Advertisement


– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Perballja kunder Polonise eshte jetike per te siguruar vendin e dyte ne grupin I, vend qe te con ne fazen Play-off.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy