Duma-Alizoti: PD ka vetëm një rrugë, të ikin Basha dhe Berisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Duma-Alizoti: PD ka vetëm një rrugë, të ikin Basha dhe Berisha

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit parlamëntar të PD që është duke u zhvilluar sot në selinë blu.

 

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, në fjalën e tij është shprehur se është rikthyer vetëm për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Basha.

 

Advertisement

Gjithashtu edhe deputetja Grida Duma thekson se për PD ka vetëm një rrugë, largimi i Bashës dhe Berishës.

 

Grida Duma: Z.Basha të janë dhënë të gjitha mundësitë. Jo sot, por dje dhe më herët që nga dita që pe rezultatin e 6 marsit duhet të ishe larguar. Ka vetëm një rrugë që e ringre PD sot. As ju as Berisha nuk mund të kandidojnë më. Zgjidhja vjen përmes dorëheqjes suaj dhe ngritjes së një komisioni të gjerë me përfaqësim të palëve për riorganizimin e ccdo strukture në PD.

 

Advertisement

Tomorr Alizoti: Jam rikthyer në këtë mbledhje t’ju kërkoj atë që prej disa muajsh e kërkojnë demokratët. Duhet të japësh dorëheqjen z.Basha. Kjo parti nuk ka institucione. Vetëm përmes funksionimit të institucioneve mund të funksionojë partia. Jep dorehëqjen sepse nuk e ke më mbështetjen e demokratëve!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy