minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Dumani më premtoi 60 mijë euro për një vrasje dhe më dha gjysmat”/ Zbardhet dëshmia e Hoxhës GJKKO, detaje nga ekzekutimin i dy personave - Struga.info


“Dumani më premtoi 60 mijë euro për një vrasje dhe më dha gjysmat”/ Zbardhet dëshmia e Hoxhës GJKKO, detaje nga ekzekutimin i dy personave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dumani më premtoi 60 mijë euro për një vrasje dhe më dha gjysmat”/ Zbardhet dëshmia e Hoxhës GJKKO, detaje nga ekzekutimin i dy personave

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u shoqërua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku do të dëshmonte në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës, dhe Enver Divës, për vrasjen e katër personave, vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

 

Vizion Plus ka zbardhur dëshminë e Henrik Hoxhajt, i cili ishte një nga autorët e atentatit të Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, i cili ishte objektiv.

 

Advertisement

Teksa ka treguar njohjen me Nuredin Dumanin, Hoxhaj ka thënë se ai i kishte premtuar 60 mijë euro për vrasjen Shkozës.

 

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Doeian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedikja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjatur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”, tha Henrik Hoxhaj në dëshminë e tij.

 

Advertisement

Kjo dëshmi u bë edhe shkak për shtyrjen e seancës në Gjykatën e Posaçme për Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës, dhe Enver Divës.

 

Ka qenë kërkesa e avokatëve të Enver Divës dge Besian Xhixhës, ata të cilët kërkuan kohë, sepse duan që të krahasojnë dëshminë e Henrik Hoxhajt që dha ditën e sotme në gjykatë, me atë që ka dhënë në prokurori.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy