Katër vendime të SPAK janë dhënë për zyrtarë të lartë të shtetit. Ky është bilanci i pasqyruar nga kreu i këtij institucioni, Altin Dumani para Komisionit të Ligjeve.
Kreu i SPAK deklaron se institucioni i drejtuar nga ai ka hetuar dhe marrë vendime të rëndësishme lidhur me zyrtarë në nivel të lartë në vend.
“Katër vendime dënimi për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 24 procedime penale për ish zyrtarë të nivelit të lartë, 8 me 8 të pandehur gjyqtarë, 1 me ish deputetë procedim penalë. Në lidhje me rekomandimin e aseteve kriminale, sekuestrohen portofol asetesh si pasuri të paluajtëshme”, deklaron ai.
Dumani thekson se sofistikimi i hetimeve është drejt përmirësimit gjë e cila sjell rezultat pozitiv në ecurinë e SPAK.
“Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së. Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databaseve, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë.
Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë. Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë”, tha ai.
Në raportin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u nënvizua se gjatë vitit 2022 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona.