Dushan Janiç: Rama theu akullin në raportet Shqipëri-Serbi, bindi një nacionalist si Vuçiç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dushan Janiç: Rama theu akullin në raportet Shqipëri-Serbi, bindi një nacionalist si Vuçiç

I ftuar në “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, politologu serb Dushan Janiç ka analizuar “Ballkanin e Hapur” dhe marrëdhënien mes dy liderëve Rama dhe Vuçiç. Janiç quan si moment kulminant dhe thelbësor vizitën e Ramës në vitin 2014 në Serbi. Sipas tij Rama ishte ai që theu akullin dhe krijoi një perceptim ndryshe për Shqipërinë në Serbi.

“Në 2014 është zhvilluar forumi i parë publik në Beograd, ardhja e Ramës në Beograd ishte ajo qe theu akullin dhe e ka bërë këtë punë shumë mirë. Unë nuk e di si ka qenë si sportist si basketbollist por unë e di shumë mirë që këtë punë “thyerjen e akullit” e ka qarë dhe kjo ishte një ndër gjërat shumë të mira që ndodhi edhe për perceptimin nga publiku në Serbi.

Me ardhjen e Ramës dhe me performancën e tij në Beograd edhe Shqipëria filloi të shihej ndryshe nga Serbia duke përfshirë edhe nga nacionalistët, Vuçiç është një i tillë, Vuçiç. Kur një nacionalist pranon dikë tjetër e pranojnë edhe nacionalistët e tjerë dhe kjo ishte ana e mirë. Që nga 2014 kanë ndodhur shumë takime, mua prapë me duken dy personalitete shumë të ndryshme, më duken si ata që duan të ulen te rreshti i parë dhe që duan të jenë lider dhe fitimtarë secili.

Gjithsesi kanë bërë gjëra shumë të mira, një ndër gjërat që unë jam kritik është qëndrimi i Ramës, ai nuk ka dalë asnjëherë publikisht me argumentet e tij në lidhje me Thaçin, qeverinë Thaçi, vendimet e tij sa i përket kufijve dhe ndarjes etnike. Do të thoja që nuk ka njeri perfekt, Vuçiç dhe Rama nuk janë të tillë.”, u shpreh Dushan Janiç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy