
Dy aksidente janë shënuar mbrëmjën e së enjtes në Tiranë me pasojë 5 të plagosur.
Aksidenti i parë ndodhi në afërsi të shkolles “Vasil Shanto”, rreth orës 23:00 ku u përfshinë 3 automjete. Nga përplasja, u plagosën 5 persona, drejtuesit dhe pasagjerët, ndërsa shoferi tjetër u largua nga vendngjarja.
Advertisement
Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën “Myslym Shyri” po në kryeqytet pak minuta më pas.
Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar e më pas goditi një biznes të tregtimit të mishit.
Advertisement
Sipas policisë nuk pati të lënduar, por vetem dëme të konsiderueshme materiale.