Dy fëmijët dhe babai u mbytën në det/ Arrestohet administratori i pjesës së plazhit në Vilë-Bashtove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia arreston administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, ditën e dielë dy fëmijë të mitur dhe babai I tyre.

 

Pellumb Nika u prangos pasi nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohë dhe nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore për pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë.

 

Advertisement

 

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 09.07.2023, në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas (babai dhe dy djemtë e tij të mitur), strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.   Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, shtetasit E. H., 50 vjeç, R. H., 17 vjeç dhe M. H., 13 vjeç, banues në Tiranë.   

 

Ervis Halilaj 50 vjec dhe dy fëmijet e tij 15 dhe 13 vjec humben jetën në plazhin e Vilë-Bashtovës.

Advertisement

 

Dallget dhe rrymat detare shkaktuan një tragjedi të madhe, ndërkohë që në këtë zonë bregdetare ku ndodhej familja Halilaj nuk kishte vrojtues që mund ti vinte në ndihme viktimave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy