Dy orë marshim dhe përplasje me policinë/ Mbyllet protesta në Berat, shoqërohen disa protestues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy orë marshim dhe përplasje me policinë/ Mbyllet protesta në Berat, shoqërohen disa protestues

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar,në hyrje të Bulevardit të qytetit të Beratit,nisi pasditen e sotme protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës,ushqimeve,taksave etj.

 

Qindra qytetarë beratas ju bashkuan kësaj proteste paqësore,e cila nisi me një marshim drejt Prefekturës së qarkut Berat,ku edhe u pozicionuar fillimisht duke folur protestuesit për rreth 1-orë. Protestuesit bllokuan fillimisht aksin Axhensi-Gjykatë,pranë Prefekturës së qarkut ku nuk u shoqërua asnjë incident,ndërkohë që mjetet u devijuan nga policia për të qarkulluar në rrugën përgjatë lumit Osum.Marshimi i protetuesve vijoi më pas në hyrje të Bulevardit të qytetit,në vendin e quajtur “Ulliri”,ku protestuesit bllokuan rrugën.

 

Advertisement

Ajo që deri në këto momente u duk si një protestë paqësore vijoi me përplasjen e fortë mes protestuesve dhe forcave të policisë,që shoqëruan edhe disa persona.Shoqërimi i protestuesve irritoi turmën,e cila e përqëndroi protestën përpara DVP-së Berat.Dy tentativat e protestuesve për të bllokuar rrugën përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat u penguan nga forcat Shqiponja.

 

Protesta u mbyll pas 2 orë e gjysëm marshim e përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë,ndërkohë që nuk dihet ende numri i protestuesve të shoqëruar në ambjentet e DVP-së Berat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy