Dy rrugë me emrat e mjekëve, vlerësohen Bledi Nini dhe Gerond Husi, humbën betejën me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy rrugë me emrat e mjekëve, vlerësohen Bledi Nini dhe Gerond Husi, humbën betejën me Covid-19

Emrat e Bledi Ninit dhe Gerond Husit, dy mjekët që humbën jetën për shkak të Covid-19, janë përjetësuar në dy rrugë të ndryshme në Tiranë, pranë spitalit “Shefqet Ndroqi. Në një ceremoni të zhvilluar në tarracën e Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ditë për të kujtuar dy mjeket të cilët kanë frymëzuar me punën e tyre.

“Ky është një moment për të reflektuar, por edhe për ta trajtuar si një ditë kur festojmë jetën e tyre, një jetë të cilën ata e jetuan me një shpejtësi të jashtëzakonshme, të mbushur me mirësi, dashuri dhe energji të madhe. Aseti numër një i qytetit janë njerëzit dhe në qoftë se Tirana është kjo që është sot, është sepse ka njerëzit, si fije të padukshme që na lidhin bashkë. Nuk besoj se ka njeri që kontribuon më shumë në lidhjen mes njerëzve të një qyteti se sa mjeku”, u shpreh Veliaj.

Veliaj  vlerësoi ndër të tjera  punën e vështirë të mjekëve shqiptarë, veçanërisht gjatë pandemisë. Bledi Nini, mjeku otorinolaringolog u nda nga jeta më 25 Nëntor te vitit 2020, në kulmin e karrierës së tij, në moshën 48-vjeçare. Ndërsa Gerond Husi, mjek endokrinolog, humbi jetën disa muaj më vonë, në 13 mars të vitit 2021, në moshën 50-vjeçare. Ata të dy u infektuan me Covid-19 gjatë punës së pandërprerë në kohë pandemie, në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy