Dy shoferë furgonash në Tiranë konfliktohen teksa transportonin nxënës/ Njëri prej tyre plagoset me thikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy shoferë furgonash në Tiranë konfliktohen teksa transportonin nxënës/ Njëri prej tyre plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku një person ka mbetur i plagosur me thikë, në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Pjesë e konfliktit janë bërë dy shoferë furgonash, të cilët po transportonin nxënës. Ata mësohet se janë konfliktuar për bllokimin e rrugës ndërsa sherri ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Raportohet se personi i lënduar është dërguar në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy