Dy vëllezërve binjakë iu sekuestrohen 150 mijë euro, ja akuzat e rënda që vijnë nga Spanja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy vëllezërve binjakë iu sekuestrohen 150 mijë euro, ja akuzat e rënda që vijnë nga Spanja

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 150.000 euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

 

Dy personat, të cileve iu është sekuestruar kjo shumë e konsiderueshme janë Arjel dhe Oltjon Legisi, vëllezer binjakë 30-vjecare.

 

Advertisement

Nga të dhënat e marra shtetasi Arjel Legisi,  është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

 

Ndërsa shtetasi Oltjon Legisi, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

 

Advertisement

Gjithashtu, në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit  u bë sekuestrimi i pasurive të shtetasve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre që arrijnë vlerën 150.000 euro.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy