“Dyfishojmë kopshtet e çerdhet”, Belind Këlliçi prezanton planin për arsimin: Bonus familjes, nëse Bashkia nuk gjen vend në çerdhe e kopshte për fëmijën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dyfishojmë kopshtet e çerdhet”, Belind Këlliçi prezanton planin për arsimin: Bonus familjes, nëse Bashkia nuk gjen vend në çerdhe e kopshte për fëmijën

Kandidati i opozitës për bashkinë  e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi planin për arsimin në Kryeqytet.

 

Në një tryezë me ekspertë të arsimit, mësues, pedagogë, nxënës e studentë, Këlliçi tregoi masat që parashikon të marrë që në nisje të punës si kryebashkiak, për t`i dhënë fund problemit të mungesës së shkollave dhe çerdheve. Fillimisht, ai tha se sot në Tiranë, ka kopshte dhe çerdhe për vetëm 12 mijë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve të kësaj grupmoshe mbetet e pambuluar me shërbim.

 

Advertisement

“Sot që ne flasim në kryeqytet kemi vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që mjaftojnë vetëm për akomodimin e 12 mijë fëmijëve të kryeqytetit. Pra 38 mijë fëmijë mbeten të pa adresuar dhe problematika e tyre, duhet të jetë një shqetësim parësor për çdo kryebashkiakë dhe për çdo punonjës të bashkisë Tiranë”-tha Belind Këlliçi.

Kandidati i Opozitës paraqiti edhe zgjidhjen. Zgjidhja e këtij problemi do të vijë nëpërmjet përdorimit të taksës 3% si kontribut social që jep sektori i ndërtimit. Pra, kjo hapësirë do të përdoret për kopshte dhe çerdhe të reja në Tiranë, që sipas Belind Këlliçit, do të ketë menjëherë dyfishim të tyre.

 

“Angazhimi im i parë dhe i drejtpërdrejtë sot është ky: E gjithë sipërfaqja e ndërtuar që vjen prej taksës 3% si kontribut social i sektorit të ndërtimit, do të shkojë për çerdhe dhe kopshte të reja. Kjo do të thotë se numri i kopshteve dhe çerdhe të reja në Tiranë do të dyfishohet menjëherë. Kjo do të ndodh brenda vitit tim të parë të mandatit të ardhshëm”-u shpreh Belind Këlliçi.

Advertisement

Por, edhe nëse pas kësaj situate do të ketë ende fëmijë që nuk marrin shërbim në kopshtet dhe çerdhet publike për shkak të mungesës së kapaciteteve, sipas Kellicit, bashkia e Tiranës parashikon një paketë financiare që ata të akomodohen në struktura private.

 

“Pasi të ketë kaluar viti i parë që të kemi marrë 3% për të ndërtuar të gjithë atë sipërfaqe për ta kaluar te fondi i ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve, nëse do të ketë fëmijë, familje që kanë nevojë të regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo kopsht shtetëror dhe nuk e gjejnë këtë mundësi, atëherë bashkia do t`i japë një bonus prej 100 mijë lekësh të vjetra në muaj për ta çuar fëmijë në një strukturë private derisa t`i garantojë kopshtin apo çerdhen publik”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Para ekspertëve të arsimit, Belind Këlliçi premtoi gjithshtu dhënien fund të mësimit me dy turne në kryeqytet, duke ndërtuar struktura arsimore për çdo njësi sipas nevojave.

Advertisement

 

“Prandaj them me bindje se historia e turpit pafund e shkollave me dy turne apo të mbipopulluara do të marrë një zgjidhje të menjëhershme. Nuk ka më kohë gjykoj kryeqytetit për të humbur me gënjeshtra apo me justifikime, çdo zonë e çdo njësi do të ketë kopshte, shkolla e çerdhe aq sa i nevojiten komunitetit”-tha Këlliçi.

Sipas tij,. ytetarët do të përfitojnë jo vetëm nga ndërtimi i strukturave të reja arsimore, por dhe prej faktit se bashkia do të ndërtojë me kosto më të ulët.

 

Advertisement

“Gjithashtu ju deklaroj se shkollat, kopshtet apo çerdhet në administratën time nuk do të ndërtohen më me 4, apo 4.5, apo 3.5 milionë euro, por fare mirë mund të ndërtohen me gjysmën e këtij çmimi, apo 1/3, sigurisht duke ruajtur cilësinë maksimale, por pa vjedhur apo zhvatur taksat e qytetarëve të Tiranës”.

Shkollat do të kenë edhe funskione komunitare. Sipas Belind Këlliçit, pas 14 majit do të ofrohet shërbim pas-shkollor për fëmijët, si dhe do të rikthehet tradita e kampionateve dhe olimpiadave shkollore, për të nxitur talentet.

 

“Dy premtime të tjera që unë dua të shtroj për diskutim para jush janë: ofrimi i shërbimit pas-shkollor për fëmijët që duan të qëndrojnë për të ndjekur klubet shkollore dhe për të bërë detyrat në shkollë, pra ta ofrojmë këtë mundësi për të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre. Dhe dy, rikthimi te një traditë e mirë, tek organizimi i kampionateve sportive mes shkollave, olimpiadave, konkurseve që nxisin dhe promovojnë dijen dhe talentet”-tha Këlliçi.

Advertisement

Për të gjithë familjet e Tiranës, një lehtësi tjetër, do të jetë heqja e taksës për ndikimin në infrastrukturën arsimore, e cila u vu tetë vjet më parë nga Erion Veliaj. Sipas Belind Këlliçit nga kjo taksë janë vjelë plotë 41 milionë euro, të cilat nuk dihet se ku kanë shkuar.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy