minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë - Struga.info


Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus u konfirmuan të dielën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tha se rastet e reja pozitive rezultuan pas kryerjes së 1,898 testeve.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak, 13 pacientë u shëruan nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 133. 

Advertisement

IKSHPK-ja ka konfirmuar gjithsej 107,854 raste me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,457 janë shëruar.

Minsitria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 919 persona.

Deri më tani, 253,858 qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Advertisement

Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.

Vaksinat që po përdoren për imunizim janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Të dyja ato duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy