Dyshohet se do kryente vrasje me pagesë/ Policia e Korçës kap pas ndjekjes 26-vjeçarin e armatosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyshohet se do kryente vrasje me pagesë/ Policia e Korçës kap pas ndjekjes 26-vjeçarin e armatosur

Parandalohet një ngjarjeje të rëndë kriminale ne Korce.

 

Arrestohet nje 26-vjeçari me arme me vete, person ky me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

 

Advertisement

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që kishte dalë muajt e fundit nga burgu, dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë, efektivet e Korces kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Matrix”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, K. A., 26 vjeç, banues në Korçë.

 

Ai akuzohet per veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë, falë koordinimit të veprimeve, kanë bërë të mundur lokalizimin 26-vjeçarit në lagjen nr. 14, Korçë. Ky shtetas, sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

 

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me shtetasin K. A. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se shtetasi K. A. mbante me vete armë zjarri.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy