E dashura e Cllevios tallet me Noizyn: “Nuk merrem me lango, merrem me gango”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E dashura e Cllevios tallet me Noizyn: “Nuk merrem me lango, merrem me gango”

Përplasjet me Noizyn, jo vetëm përmes akuzave në rrjetet sociale dhe live-t në Tiktok, por edhe konfliktet fizike, e kanë bërë reperin lushnjar Cllevio Serbiano një personazh shumë të ndjekur nga të rinjtë vecanërisht.

 

Bashkëbisedimet me fansat në tiktok nga ana e Kleviol Ahmetajt ( Cllevio Serbiano) ndiqen nga një numër i madh fansash të reperit.

 

Advertisement

E për të bërë zhurmë në rrjetet sociale dhe portale, ai nuk nguron të bëjë lajm herë pas herë duke kërcënuar dhe sharë Noizyn dhe këngëtarë të tjerë.

 

Në vorbullën e këtyre transmetimeve online në tiktok, Kleviol Ahmetaj që sapo ka lënë burgun, ka përfshirë edhe të dashurën e tij.

 

Advertisement

Në një moment ai ka kërkuar nga e dashura që të afrohet duke e pyetur:  “Çfarë do bëje ti nëse Noizy të gjen numrin dhe të shkruan në privat”?

 

Partneria e tij ka bërë edhe më shumë zhurme duke dhënë një përgjigje që shkaktoi ilaritet mes fansave:

 

Advertisement

“ Nuk merrem me lango, unë merrem me gango”,-i thotë ajotë dashurit të vet Cllevio Serbiano.

 

Pak javë më parë Cllevio u godit me grushta dhe u dhunua keq nga Noizy dhe miqtë e tij para lokalit që ai ka në zonën e Currilave në Durrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy