E djathta qeveris Italinë/ Rama: S’besoj të kemi probleme me Melonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E djathta qeveris Italinë/ Rama: S’besoj të kemi probleme me Melonin

Në përmbylljen e konferencës S.E.M.I. “Kultura do të shpëtojë Botën”, kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për bashkëpunim me Georgia Melonin, kryeministren e re të Italisë, pasi qendra e djathtë fitoi zgjedhjet.

 

Në intervistë për Drejtorin e SkyTg 24, Giuseppe De Bellis, Rama tha se nuk beson të ketë probleme probleme me qeverinë e ardhshme italiane.

 

Advertisement

Ai theksoi se ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, i cilësuar si ‘babai’ i Melonit, do të kishte qenë një socialist i mirë.

 

“Shqipëria është një Itali, veçse pak më e ngatërruar dhe nuk mendoj se do të kemi probleme me qeverinë e ardhshme italiane. Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën. Sepse ne i përkasim të njëjtës histori, Berluskoni do të kishte qenë një socialist i mirë. Në Itali ka diçka të mirë për Shqipërinë, sepse cila do të jetë në krye, si e majta dhe e djathta, për ne nuk është problem”, deklaroi kreu i qeverisë.

 

Advertisement

Gjithashtu, Rama foli edhe për marrëdhëniet e Berluskonit me ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nano.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berluskonin që është përfaqësuesi i së djathtës. Berluskoni ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon. Ka pasur periudha kur në Itali kanë qenë qeveri të djathta, ndërsa në Shqipëri kanë qenë të majta. Kemi lidhje të hershme historike, nuk ka ndarje kahesh politike. Çdo gjë që shihni në Tiranë si monument kulture, janë bërë nga arkitektët italianë. Nuk ka receta për të djathtën dhe të majtën”, theksoi kryeministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy