E fundit/ Pako e dyshimtë në Shkodër, policia rrethon zonën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E fundit/ Pako e dyshimtë në Shkodër, policia rrethon zonën

Një pako e dyshimtë është konstatuar buzë rrugës në lagjen ‘Vojo Kushi’ në Shkodër.

 

Nuk dihet ende se çfarë ndodhet brenda pakos.

 

Advertisement

Punonjësit e policisë kanë rrethuar zonën dhe pritet mbërritja e forcave xheniere për të kryer verifikimet e nevojshme.

 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy