E futi Berishën në një “thes” me Ramën/ Paloka-Bashës: Gabim i madh politik e njerëzor!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E futi Berishën në një “thes” me Ramën/ Paloka-Bashës: Gabim i madh politik e njerëzor!

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit  Lulzim Basha në Kuvend, i cili etiketoi si “trekëndësh të Bermudës”, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka “i tërheq veshin” kreut të PD, duke i thënë se me këtë deklaratë bëri një gabim të madh politik, duke barazuar Sali Berishën me Edi Ramën.

“Ky eshte gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politike e njerezor ! Sado mllef te te jete mbledhur keto kohe nga nje situate qe ne fakt vete e krijove, nuk mund ti lejosh vetes te vendosesh kurre e ne asnje rrethane , shenje barazimi mes Sali Berishes dhe Edvin Rames ! Te pakten jo duke perfaqesuar demokratet !”, shkruan Paloka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy