
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.
Advertisement
Tabaku e kishte paditur Veliajn, pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Bëhet fjalë për një deklaratë të Veliajt, i cili kishte thënë se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë.
Advertisement