E PËRDITËSUAR/ Sa përqind e qytetarëve kanë votuar deri tani në qarkun Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E PËRDITËSUAR/ Sa përqind e qytetarëve kanë votuar deri tani në qarkun Lezhë

Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, po zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07.00 deri në 19.00.

Aktualisht kanë dale të dhënat paraprake të pjesëmarrjes në qarkun Lezhë, ku nga 173.899 qytetarë në të gjithë qarkun kanë votuar 41.33%

Në tre bashkitë që vijojnë më poshtë:

Advertisement

Total Qarku Lezhe 35.84 %

Bashkia Kurbin 36.36 %

Bashkia Lezhe 34.41 %

Bashkia Mirdite 39.97 %

Advertisement

Janë tri mënyra si mund të votohet, me qëllim që vota të jetë e vlefshme:

-Qytetari mund të votojë vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votojë për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Pra të shënojë X ose + vetëm në kuadratin përbri partisë apo koalicionit. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi, sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

-Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti.  Pra të shënojë X ose + në kuadratin përbri partisë politike ose koalicionit që preferon dhe të shënojë X ose + vetëm në njërin nga kuadratet përbri numrit të kandidatit të tij të preferuar të asaj partie ose koalicioni qe ka zgjedhur. Në këtë rast, vota i shkon subjektit zgjedhor dhe kandidatit të atij subjekti;

-Qyetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy