Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në një hotel në Durrës. Një turiste polake ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar, duke ndërruar jetë nga plagët e marra.
Nga të dhënat e para mësohet se 55-vjeçarja mund të ketë rënë aksidentalisht.
Advertisement
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.