E rëndë në Greqi, 44-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Greqi, 44-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Një 44-vjeçar shqiptar humbi jetën të shtunën në Mitilini, pasi ra nga çatia e një ndërtese gjatë punimeve, duke marrë plagë fatale.

I njohur dhe i respektuar në ishull, 44-vjeçari punonte prej shumë vitesh në fushën e gastronomisë, ndërsa merrej gjithashtu edhe me punime ndërtimi. Vitin e kaluar, në shtator, ai kishte shpëtuar një grua 71-vjeçare nga mbytja në portin e Mitilinit, duke u hedhur në ujë për ta nxjerrë të sigurt.

Mediat greke shkruajnë se aksidenti nxjerr në pah edhe një herë mangësitë në masat e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës dhe denoncon se politika qeveritare i lë punëtorët të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze. Administrata e Qendrës së Punës Pallesvia, ka bërë thirrje për një tubim në Sheshin Sapphos, në kuadër të këtij rasti. Trupi i viktimës pritet të niset për në vendlindje, ndërsa policia greke po heton më shumë mbi rastin.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy