
Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në rrugë nga kalimtarë të çastit.
Policia bën me dije se burri me iniciale F.D është gjetur në rrugën Komuna e Parisit, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Advertisement
“Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Advertisement