E rëndë, tentoi të largohej për t’i shpëtuar tërmetit, ndërron jetë 20-vjeçari në Lushnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë, tentoi të largohej për t’i shpëtuar tërmetit, ndërron jetë 20-vjeçari në Lushnjë

Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar si pasojë e tërmetit që tronditi vendin mbrëmjen e së shtunës. Një 20-vjeçar nga fshati Cinar i Lushnjes, ka humbur jetën teksa tentoi të dilte jashtë banesës.

I riu mësohet se ishte në gjumë në momentin e lëkundjeve, teksa sapo i ka ndjerë është zgjuar dhe ka vrapuar, por fatkeqësisht raportohet se është rrëzuar në shkallët e banesës, ku jetonte me prindërit.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizëz mjeko-ligjore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy