E shkuara e errët e Altin Çokut, krimet që ka kryer me djalin e dajës, për të mbajtur të dashur motrën e të miturit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E shkuara e errët e Altin Çokut, krimet që ka kryer me djalin e dajës, për të mbajtur të dashur motrën e të miturit

39-vjeçari Altin Çoku u arrestua ditën e djeshme nga policia, pasi akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.

Kjo e fundit, kishte zhvilluar një takim me Çokun në një hotel, ku edhe kishin realizuar një foto intime, e cila më pas u shpërnda në rrjetin social Tik Tok. Dyshimet janë se ka qenë 39-vjeçari ai që e ka shpërndarë, por ky i fundit e mohon, duke akuzuar një shokun e tij.

Por kush është 39-vjeçari Altin Çoku?

Altin Çoku është emër i njohur për autoritetet shqiptare dhe kjo për shkak të skedës së errët kriminale të yij, që daton në vitin 2010.

Advertisement

39-vjeçari kishte krijuar një lidhje intime me vajzën e dajës së tij, e cila në atë kohë mendohet që të ketë qenë rreth 18-vjeç. Dyshimet janë se kjo lidhje ishte krijuar dhe vazhdonte nën shantazhe të vazhdueshme dhe që zgjati për rreth një vit, në momentin kur Çoku krijoi një lidhje tjetër dashurie dhe kushërira e tij i kërkoi ndarjen.

I vendosur për të mos u ndarë, Çoku i vijoi shantazhet ndaj vajzës së dajës së tij, deri në pikën ku e kërcënoi me jetën e vëlait të saj të mitur, në atë kohë 15-vjeç.

Në 31 Mars të vitit 2010 rreth orës 11:30, djali i tij i dajës 15-vjeçar ka qenë duke mbledhur kanaçe në qytetin e Laçit. Altin Çoku, i cili kishte marrë një shishe me benzinë, ju afrua dhe e spërkati në trup, më pas i vendosi flakën me shkrepëse dhe u largua.

15-vjeçari i mituri që ishte përfshirë nga flakët u shpëtua nga dy banorë të zonës, të cilës i hoqën rrobat dhe e dërguan në spital për ndihmë mjekësore. I mituri mundi të shpëtonte, por kishte pësuar djegie të rënda në masën 25%, ku edhe mori trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Advertisement

Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxorri para përgjegjësi Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë.

Mirëpo një raport i ekspertizës mjeko-ligjore e nxorri Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj Altin Çokut u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg. Për trajtimin e tij, u ngarkua babai i 39-vjeçarit dhe një psikologe, që duhet ta mbanin nën kontroll për të shmangur veprime të tjera që do ishin fatale për jetën.

Çokut i është dhënë edhe një raport që tregon për shëndetin e tij mendor, ndaj dhe pak ditë më parë, në një live në Tik Tok ai “mburrej” me dokumentin që kishte në duar, duke thënë se çfarëdolloj veprimi që do kryente, do shpëtonte nga burgu, sepse është me kartelë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy