E shtuna me kthjellime dhe reshje shiu, në zonat malore pritet dëborë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E shtuna me kthjellime dhe reshje shiu, në zonat malore pritet dëborë
Ditën e shtunë, moti parashikohet fillimisht me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat vijnë në dendësim prej orëve të mesditës.
Reshje shiu të herëpashershme fillimisht me intensitet të ulët dhe prej orëve të pasdites intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në relievet malore mbi 300 metër reshje të dendura dëbore edhe në formën e stuhive të dëborës. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e dëborës me intensitet të ulët zbresin deri në kuotat kodrinore 400-600 metër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy