“E vërteta e inceneratorëve”/ Petrit Vasili sulmon Tabakun: kisha vendosur të mos merresha me të publikisht, por…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E vërteta e inceneratorëve”/ Petrit Vasili sulmon Tabakun: kisha vendosur të mos merresha me të publikisht, por…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

 

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale shkruan se kallëzimi penal në SPAK për inceneratorët është bërë nga LSI, dhe jo nga PD, siç thekson Tabaku.

 

Advertisement

Më tej ai thekson se “Tabaku e ka një hall të madh, që gënjen kaq trashë dhe publikisht për fakte të shkruara e që flasin vetë”.

 

Postimi i plotë i Vasilit:

 

Advertisement

Ja te vertetat, qe Tabaku te mos genjeje më! Kisha vendosur te mos merresha publikisht me kete Kryetaren e Komisionit te Inceneratoreve Tabaku duke menduar se ndjenja e turpit do ta ndalte per te mos vazhduar te genjente edhe më tej dhe ne vazhdimesi. Por duke qene se genjeshtra recidiviste eshte ves, qe del me shpirtin si dhe eshte pandemi tek partia e Braves, dermani i vetem per te eshte perballja me te vertetat.

 

Po le te marrim nje nga nje se si genjen Tabaku, e instruktuar keq nga Luli i saj, perballe te vertetave te medha dhe te faktuara katerciperisht

 

Advertisement

1. Jorida Tabaku genjeu e tha mbreme ne TV ABC se :
“E vetme dhe kemi pasur padi para një vit e gjysmë. Dhe sipas SPAK ishte padia e PD që solli hetimet”. (VIDEO).
Pra Tabaku thote se sipas SPAK ishte padia e PD, qe solli hetimet.
Po SPAK-u vete thote te kunderten dhe pikerisht se ishin kallzimet e PD dhe te LSI qe sollen hetimet, ja cfare thote deklarata zyrtare e SPAK ne 14 dhjetor 2021:
“NJOFTIM I PLOTË:
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kallëzimit penal të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar hetime për proçedimin penal”.(Foto,njoftim SPAK).
Tabaku pra e ka nje hall te madh, qe genjen kaq trashe dhe publikisht per fakte te shkruara e qe flasin vete.
Dhe halli i vetem eshte qe te mbuloje refuzimin e LSI-se per te qene pjese e Komisionit , sepse prania e saj do te prishte planin e miremenduar te shoë-t me kete Komision.

 

2.Tabaku thote gjithashtu se me paska ftuar qe t’i çokërkam informazione asaj.
Por e verteta eshte krejt tjeter dhe shume e madhe.
Une i kam kerkuar zyrtarisht Kryetares se Kuvendit si dhe Lulit te saj dhe Alfred Rushes Kryetar i grupit Parlamentar ne ate kohe, qe te merrja pjese si anetar i Komisionit dhe te jepja çdo kontribut ne emer te LSI per te hedhur drite mbi aferen mafioze gjigande te Inceneratoreve.
Tabaku duhej te skuqej, kur genjen ne kete farë feje sepse komunikimet me Lulin e saj dhe Z.Rusha si Kryetar i Grupit Parlamentar une i kam bere me shkrim dhe me kembengulje ne emer te se vertetes dhe keto komunikime jane fakte, qe asnje genjeshter nuk i zhbën dot.(Dokument, Foto e SMS me Rushën)
Po si do t’jua mbushe mendjen njerezve Tabaku, se LSI si denoncuesja me e madhe dhe me fakte shume te renda, qe Tabaku e pranon vete se as nuk i dinte e njihte fare, nuk duhej te ishte as anetare e Komisionit Hetimor, qe ajo drejton.
Kush eshte ai budalla qe mund te besoje se Tabakut mund ti duhej kushdo si anetare ne Komision, por vetem LSI jo.
Tabaku vete, mbreme ne TV ABC, pohoi dhe pranoi :
“Janë informacion që Kryemadhi i ka pasur ne nuk i kemi pasur. Nuk e di si i ka pasur”.
Pra qellimi i vetem i ketij refuzimi te eger te LSI per te qene anetare e Komisionit Hetimor eshte sepse prania e saj do ta pengonte shoën, mbulimin dhe fshehjen e te vertetes, gjobvenien e radhes si dhe krijimin e alibise qe SPAK te mos veproje, qe jane edhe qellimet e verteta te Komisionit te Tabakut dhe Lulit te saj.
Tabaku na qenka shqetesuar edhe se si i paska pasur Monika Kryemadhi keto informacione dhe jo per sa te renda ato ishin.?!

 

Advertisement

3.Eshte e vertete e madhe dhe tronditese se kur LSI dhe Monika Kryemadhi, por edhe une ne emer te LSI, qe ne mars te 2021 beme publike faktet shume te renda dhe krejtesisht te panjohura me pare per Inceneratoret,
Tabaku dhe Luli i saj nuk i mbeshteten kurre ato, por heshtnin totalisht sikur nuk kishte ndodhur asgje njelloj sic heshte rilindja, qe ishte edhe fajtorja e madhe.
Bile Luli i saj, ne ate kohe, bente edhe deklarata enkas ne te njejten kohe me keto denoncime, qe te pengonte sa te mundte pasqyrimin e tyre live neper TV.
Tre kallzime shume te medha te LSI me qindra fakte dhe dokumenta shume te renda si edhe çdo informacion tjeter, qe nxjerrin ne shesh aferen mafioze te shekullit, kane nje vit qe jane depozituar zyrtarisht ne SPAK.
Keto jane te verteta, qe nuk i luan topi.

 

Keto te verteta kerkojne vetem e vetem hetim urgjent te SPAK-ut dhe jo shoë Komisionesh per te mbuluar e shperqendruar presionin e gjithanshëm ndaj SPAK-ut qe ai te veproje dhe te coje fajtoret para drejtesise sepse faktet i ka me tonelata dhe duhet ta kishte mbyllur me kohe kete afere kaq te rende mafioze.
Keto jane te vertetat e medha, qe nuk ka genjeshter apo sperdredhje politike mediatike e akaparuar nga parate e Inceneratoreve, qe mund ti erresoje dot.
Keqardhje e madhe per Tabakun, qe Luli i saj pa e kursyer hiçfare, e perdor keqas dhe e vendos ne pozicione te tilla kaq qesharake d he butaforike ne funksion te gjobvenies se radhes te tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy