E-ZONË/ Pse po largohen grupet bankare nga Shqipëria?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Pse po largohen grupet bankare nga Shqipëria?

Nisur nga lajmi se banka e vetme greke “Alpha” pritet të largohet nga tregu shqiptar, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli analizoi në E-ZONË shkaqet pse grupet bankare po largohen nga Shqipëria.

 

“Pas krizës së 2008-2010 janë shtrënguar dhe riformuluar të gjitha kërkesat rregullative që kanë të bëjnë në lidhje me kapitalin dhe veprimatrinë bankare. Para krizës së 2008, ishte një lloj euforie e të gjitha grupeve financiare për të vendosur flamuj në sa më shumë territore. Pas krizës, nuk shihet që është më kaq eficente vendosja e flamujve kudo. Sepse do të thotë që në çdo vend duhet të kesh kapital. Nëse do të përhapesh kaq shumë, do të thotë që të mbash kapital të tillë në çdo vend.”

 

Advertisement

Megjithatë, kohët e fundit ka një interes të shtuar të investitorëve për të qenë në tregun banakar, por a e rrit riskun e sistemit bankar ky fakt:

 

“Kur kemi të bëjmë me aksionarë që janë institucione financiare, sigurisht që besueshmëria është më e lartë. Një grup i konsoliduar ka gjithmonë mundësi që t’i përgjigjet çdo kërkese të shtuar, për të mbajtur të shëndetshëm institucionet ku zotëron aksionet…Ne aktualisht kemi rritur peshën e investitorëve vendas në sektor, por sektori vazhdon të mbetet i fuqishëm, i mirëkapitalizuar, likuid; do të thotë që nuk ka çaluar asgjë deri më tani.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy